Gjermania do ta fitojë Botërorin e Rusisë!?

Botërori i Rusisë po afron dhe ka mbetur më pak se një muaj për zhvillimin e ndeshjes hapëse mes Rusisë dhe Arabisë Saudite në Moskë.

Banka zvicerane për investime UBS ka mbledhur një grup prej 18 analistave dhe kanë bërë një simulim kompjuterik 10,000 herë, për ta parashikuar fituesin e Kupës së Botës.

Në vitin 2014 sipas tyre fituese do të ishte Brazili, mirëpo Kupën e Botës në vitin 2014 e fitoi Gjermania. Tani sipas parashikimit të tyre Kupa e Botës do ti takojë përsëri Gjermanisë.

Sipas simulimit Anglia dhe Spanja do të eleminohen në gjysmëfinale, kurse trofeu do ti takojë përsëri skuadrës së Low.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here