Manchester City në garë për Hazard!

Sipas së përditshmes angleze, The Sun Manchester City janë të gatshëm të futen në garë për yllin e Chelsea, Eden Hazard.

Blutë e Londrës dështuan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe Hazard do të presë merkaton e verës për ta parë se çfarë lojtarë do të arrijnë në skuadër para se të vendos se a do të largohet apo jo.

Qytetarët dëshirojnë përforcime në sulmin e tyre dhe janë të gatshëm të ofrojnë 135 milionë euro në rast se Hazard do të largohet nga Chelsea.

City gjithashtu është e gatshme ti ofrojë atij 300.000 paund në javë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here