Neymar mahnit brazilianët me mesazhin e tij!

Ylli i Brazilit, Neymar do të jetë plotësisht i rikuperuar para fillimit të Botërorit.

Neymar ka deklaruar se ai e ndjen se Kupa e Botës do të jetë e tija dhe me këtë ka gëzuar tifozët brazilian.

“Kam filluar të luaj me top, godas, pasoj, po ndjehem mirë në fushë. Normalisht po ndjej frikë, por do të kalojë shumë shpejtë”, ka deklaruar braziliani.

“Inspirimi im më i madh është futbolli dhe dua të jem në fushë. Kupa e Botës është kompeticioni më i rëndësishëm dhe dua ta fitoj atë. Ai trofe duhet të jetë i imi!”.

Kupa e Botës fillon me 14 qershor, kurse Brazili do të jetë në grup me Serbin, Zvicrrën dhe Costa Rikën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here