Platini i shokon të gjithë: Finalja e Kupa së Botës në vitin 1998 ishte e kurdisur!

E gjitha bota dëshironte ta shihte një finale mes Francës dhe Brazilit në vitin 1998 dhe fakti që kjo ndodhi nuk ishte koinçidencë, sipas Michel Platinit.

Platini në atë kohë ishte zëvendës president i komitetit organizues për Kupën e Botës dhe ka zbuluar se ai ka ndihmuar që Franca dhe Brazili të përballen në finale.

Organizatorët e Botërorit janë në grupin A, kurse Franca në grupin C. Por Brazili u fut në grupin A dhe në këtë mënyrë Franca dhe Brazili  nuk kanë pasur mundësi të përballen me njëra tjetrën para finales së madhe (kuptohet  nëse të dy përfaqësueset ja dalin deri në finalen e madhe).

“Kur ne e organizuam shortin, bëmë një trik të vogël”, ka thënë Platini.

Zidane shënoi dy herë në finalen e madhe dhe Franca fitoi Kupën e Botës në vitin 1998.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here