Shtatë futbollistë do të largohen nga Milani këtë verë!?

Milan e ka përfunduar sezonin turbulent duke siguruar kualifikimin në Europa League edhe pse Rosonerët në fillim të sezonit kishin ambicie të mëdha pas 230 milionë eurove të shpenzuara.

Mediat italiane shkruajnë se ndeshja kundër Fiorentinës do të jetë ndeshja e fundit për shumë futbollistë të Milanit.

Sipas Sky Sport shtatë futbollistë mund të largohen nga Milani pas përfundimit të sezonit.

Bëhet fjalë për Donnarumman, Abate, Kalinic, Zapata, Antonelli, Montolivo dhe Suso.

Drejtori i Milanit ka deklaruar se klubi nuk ka nevojë ti shesë lojtarët e tyre më të mirë, por situata me Donnarummën dhe Suson është problematike.

Suso ka klauzolë lirimi prej 40 miliona eurove dhe nëse ndonjë skuadër do ta ofronte shumën e njejtë atëherë Rosonerët nuk kanë se çfarë të bëjnë.

Nga ana tjetër Donnarumma nuk ka marrëdhënie të mira me tifozët, kurse për lirimin e tij Milani kërkon 60 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here