VIDEO: Chelsea është fituese e FA Cup, Conte mposht Mourinhon

Chelsea bën për vete trofeun e FA Cup falë rezultatit 1-0 kundër Manchester United. Finalja e luajtur në “Wembley” u përcaktua nga një 11-metërsh i gjuajtur saktësisht nga Eden Hazard në minutën e 22 të takimit. Conte tani ka me çfarë të ngushëllohet pas një sezoni pa Champions League.

United e mbylli pjesën e parë në mënyrën më zhgënjyese. Ata pësuan në minutën e 22 të me anë të një 11-metërshi. Eden Hazard gjuajti saktë përball De Gea-s dhe e çoi rezultatin në 1-0 duke i dhënë avantazhin Chelsea-t në finalen e FA Cup që u luajt në Wembley.

Goli i disavantazhit erdhi për shkak të një gabimi në mbrojtjen e “Djajve të Kuq”, ku Phil Jones e pranoi gabimin që bëri në momentin që arbitri kryesor fërshëlleu për njëmbëdhjetë metërsh. Por, shanset më të mira të skuadrës ë Jose Mourinho-s ishin më të larta në fundin e pjesës së parë, por që nuk mundën që të barazonin shifrat.

Në pjesën e dytë Manchester United e kërkoi me ngulm barazimin e rezultatit përball Bluve të Londrës, të cilët u mbrojtën mjaft mirë. Rashford dhe Valencia e kërkuan rrjetën në minutat e para të fraksionit të dytë të lojës, por Courtois u tregua vendimtar me ndërhyrjet e tij. Megjithatë, në minutën e 60 Eden Hazard pati rastin më të mirë për të thelluar shifrat, megjithatë, nuk arriti që të finalizojë siç duhet.

Në minutën e 63 Alexis Sanchez arriti që të dërgojë topin në rrjetë, por më parë ai ishte zënë në pozicion jashtë loje. “Djajtë e Kuq” edhe pse iu mohua goli i shënuar, sërish nuk u dorëzuan. Në mënyrë të njëpashnjëshme kërkuan që të barazonin shifrat, por në fund fitimtare doli skuadra e Conte-s, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-0.

Blutë e Londrës pasi nuk arritën që të kapnin një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm, tashmë i gëzohen një trofeu të arritur brenda Anglisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here