Juventus po përgatitet për Scudetton e 8-të: Ja si do të duket Zonja e Vjetër në sezonin e ardshëm

Juventus edhe një herë e konfirmoi dominimin apsolut në Serie A, duke e fituar Scudetton e 7-të rradhazi.

Edhe pse spekulohej rreth së ardhmes së Allegrit, italiani do të mbetet në Torino dje do të nënshkruajë kontratë të re ku do të përfitojë 7,5 milionë euro në sezonë.

Ditëve në vijim Allegri dhe kryesia e klubit do të bisedojnë rreth sezonit të ardhshëm, mirëpo mediat kanë zbuluar emrat e lojtarëve të rinj që do të transferohen te Juventusi.

Nga Torino do të largohen Lichteiner dhe Asamoah, kurse Sandro pritet që të transferohet te United.

Nga Atalanta pritet të arrijë Spinacola dhe Darmian nga Manchester United. Megjithatë Juventusi e dëshiron edhe një mbrojtës dhe në listën e dëshirave janë Digne dhe Bernard.

Në mesfushë pritet të arrijë Emre Can, kurse Biankonerët e dëshirojnë Bonaventuran dhe Rabiot.

Nga sulmi pritet të largohet Mandzukic, kurse vendin e kroatit pritet ta zë Morata ose Martial.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here