Milan ofertë për yllin e Manchester United!

Mediat italiane bëjnë të ditur se Milan ështës seriozisht e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Manchester United, Fellaini.

Kontrata e Fellainit me Djajtë e Kuq, skadon në fund të sezonit dhe belgu ka refuzuar ta rinovojë kontratën.

Fellaini dëshiron sfida të reja dhe Milan mund të jetë klubi i tij i ri.

Mediat italiane shkruajnë se Rosonerët i kanë ofruar Fellainit kontratë 3 vjeçare dhe 5 milionë euro në sezonë.

Tani mbetet përgjigjia e belgut, mirëpo sipas të gjitha gjasave, Fellaini do të transferohet në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here