Shkëndija kampione e mbyll me fitore, shkatërroi 4-0 Pelisterin

Të shpallur matematikisht kampionë të Maqedonisë shumë java para fundit, kuqezinjtë tetovarë për kënaqësinë e tifozë të shumë të pranishëm në stadium dominuan edhe ndaj Pelisterit.

Në fund të pjesës së parë takimi u zhbllokua nga Alimi, ndërsa sapo nisi fraksioni i dytë dyfishoi Junior.

Nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Ferhan Hasani, që shënua dy herë radhazi në minutat 78 dhe 83 për rezultatin përfundimtar 4-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here