Marcelo: Do të vdesim në fushë për ta fituar përsëri Ligën e Kampionëve

Ylli i Real Madridit, Marcelo ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme të jap jetën në fushë, për ta fituar përsëri Ligën e Kampionëve.

Real nën udhëheqjen e Zidane do të tentojë ta mbrojë përsëri trofeun në finalen e Kievit.

“Zidane është njëri nga trajnerët më të mirë në botë. Ai është një ish futbollist dhe porositë e tij janë të qarta”, ka thënë Marcelo.

“Kemi presion gjatë tërë sezonit, por ky është Madridi. Gjithëçka do të jetë ndryshe në këtë ndeshje. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë në finale”.

“Salah është fantastik, por nuk duhet ti harrojmë lojtarët e tjerë si Firminho. Liverpool është skuadër e shkëlqyeshme, por ne jemi të gatshëm ta japim jetën në fushë për ta fituar përsëri trofeun”, ka përfunduar Marcelo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here