Tottenham niset drejt yllit të Interit!

Mediat italiane shkruajnë se Tottenham po tregon interesim serioz për kroatin e Interit, Ivan Perisic.

Spurs kanë vënë kontaktet e para me agjentin e tij dhe dëshirojnë ta transferojnë atë në merkaton e verës. Manchester United e dëshironte Perisicin verën e kaluar, por Neroaxurët nuk e lëshuan kroatin.

Perisic ishte njëri nga më meritorët për rikthimin e Interit në Ligën e Kampionëve.

Inter është i gatshëm ta lishojë atë për shumën e 50 miliona eurove dhe mbetet ta shohim se si do të zhvillohen bisedimet me Tottenham.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here