Qytetarët mbeten duarbosh: Rivalët e United kanë siguruar transferimin e parë për merkaton e verës

Manchester United është pranë transferimit të parë për merkaton e verës.

Bëhet fjalë për lojtarin e Shakhtar, Fred.

Mediat  angleze bëjnë të ditur se Djajtë e Kuq do të bëjnë marrëveshje me brazilianin para fillimit të Botërorit.

Fred ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Shakhtari dhe se dëshiron sfida të reja në karierë. Braziliani ka kontratë me Shakhtar deri në vitin 2023.

Të rikujtohemi, Fred ishte në shënjestrën e Manchester Cityt gjatë merkatos së dimrit, kurse Guardiola vendosi ta transferojë Laporte për 60 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here