JUVENTUSI I RI: 230 milionë euro për merkaton e verës, në Torino arrijnë 7 lojtarë!

Mediat italiane kanë filluar të spekulojnë për planet e Juventusit për merkaton e verës.

Mediat italiane paralajmërojnë se Biankonerët do të shpenzojnë 230 milionë euro në merkaton e verës. Allegri ka vendosur që ta ripërtrij skuadrën dhe së bashku me lojtarët që u larguan, mund të larohen Khedira dhe Higuain.

Juventus ka arritur marrëveshje me Can, Spinazzola dhe Caldara, kurse pritet që edhe Darmian ti bashkohet Zonjës së Vjetër.

Juventus mund ta blejë kartonine  Costas, kurse në vend të Benatias pritet që të transferohet Jimenez nga Atletico Madrid. Jimenez do ti kushtojë Zonjës së Vjetër 50 milionë euro.

Savic dhe Pogba janë në pikëpyetje dhe në mesfushë mund të transferohet Kovacic , kurse në sulm pritet që të arrijë Morata.

Juventusi i ri mund të duket kështu:

Szczesny

Darmian, Jimenez, Caldara, Sandro

Can, Pjanic, Matuidi (Kovacic), Matuidi

Dybala, Morata, Costa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here