Roma në prag të një transferimi të madh!

Mediat italiane shkruajnë se Anderson Talisca do të jetë lojtari i ri i Romës.

24-vjeçari ka bërë të ditur se karierën e tij do ta vazhdojë në Serie A me fanellën e Romës.

“Karierën do ta vazhdoj në Itali. Kam arritur akord me Romën”, i ka thënë Talisca miqve të tij.

Talisca ka luajtur 45 ndeshje me Besiktasin këtë sezonë dhe ka shënuar 20 gola.

Interesim për të kanë treguar edhe disa klube të Premier League.

Braziliani është nën pronësinë e Benficës dhe portugezët për shërbimet e tij kërkojnë 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here