Juventus rrëmben mbrojtësin e Milanit?

Kampioni i Italisë, Juventus është seriozisht i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnoli.

Romagnoli luajti një sezonë të shkëlqyeshme dhe u cilësua si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e Juventusit.

Te Zonja e Vjetër shpresojnë që Milani ti shesë disa lojtarë për shkak të problemeve me Fair Playn Financiarë.

Trajneri Allegri mendon se Romagnoli është zëvendësuesi ideal i Benatias.

Romagnoli ka kontratë me Milanin deri në vitin 2020.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here