Spalletti paralajmëron largimin e Icardit?

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka bërë të ditur se Icardi dëshiron të qëndrojë te Interi, mirëpo gjithëçka mund të ndodhë.

Klauzola e Icardit është 110 milionë euro dhe shumë klube janë të gatshme ta paguajnë atë.

“Icardi është i lumtur dhe dëshiron të qëndrojë, por gjithmonë ka klube që janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e tij. Në atë rast futbollistët mund ta ndryshojnë mendimin dhe të largohen. Duhet të jemi të gatshëm për gjithëçka, mirëpo për momentin nuk ka shenja që Mauro do të largohet nga Milano”, ka deklaruar Spalletti.

Bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara ka bërë të ditur se tre klube të mëdha janë të interesuara për argjentinasin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here