Di Maria i ofrohet Atletico Madridit

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Angel Di Maria i është ofruar Diego Simeones dhe i ka bërë të ditur atij se është i gatshëm ti bashkohet skuadrës së tij.

E përditshmja spanjolle AS, shkruan se Di Maria dëshiron të transferohet në Madrid dhe Simeone e ka mirëpritur këtë lajm.

Di Maria këtë sezonë ishte në plan të dytë te PSG dhe dëshiron ta ndryshojë ambientin.

PSG për lirimin e tij kërkon 40-45 milionë euro për të dhe Madrilenët janë të gatshëm ta paguajnë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here