Klopp: Fabinho mund të luajë në tri pozicione

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i kënaqur me transferimin e Fabinhos.

Braziliani u transferua nga Monaco për shumën e 50 miliona eurove, kurse gjermani ka bërë të ditur se Fabinho mund të luajë në tri pozicione.

“Fabinho mund të luajë në tri pozicione. Ai mund të luajë në mesfushë si mesfushorë i krahut të majtë dhe të djathtë, gjithashtu mund të luajë edhe në mbrojtje. Taktikisht është i përsosur dhe është intelegjent”, ka deklaruar Klopp.

“Kemi nënshkruar me një futbollist fantastik dhe mendoj se do ta rrisë nivelin e skuadrës tonë”, përfundoi gjermani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here