Naopoli rrëmben talentin spanjoll para Realit dhe Barcelonës!

Mediat italiane dhe spanjolle shkruajnë se Napoli ka arritur marrëveshje me yllin e Betisit, Fabian Ruiz.

Napoli ka arritur akord me agjentin e tij dhe ditëve në vijim do ta paguajë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurove.

Ruiz është futbollisti më i kërkuar, pasiqë për të janë të interesuara Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Liverpool.

Megjithatë Napoli e ka fituar konkurencën dhe ka arritur ti sigurojë shërbimet e spanjollit.

Ruiz është mesfushorë ofanziv i cili mund të luajë edhe si mesfushorë krahu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here