Deschamps nuk ka dilema: Zidane do të zërë vendin e tij

Trajneri aktual i përfaqësues së Francës, Didier Deschamps e ka komentuar largimin e Zinedine Zidane nga Real Madridi.

Mediat franceze spekulojnë se pikërisht Zidane do ta marrë drejtimin e Francës, kurse Deschamps sot e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Vendimi është i tij dhe e rrespektoj atë. Duke e njohur Zizun sigurisht e ka menduar për një kohë të gjatë largimin. Atë që ka bërë ai në tre vitet e kaluara është fantastike”, ka deklaruar Deschamps.

“A frikësohem për vendin tim? Të njejtën pyetje ma keni parashtruar edhe para Kampionatit Europian. Unë po përgatitem për një kompeticion të rëndësishëm si Kupa e Botës. Sa i përket Zizus sigurisht që një ditë do të bëhet trajner i Francës”, ka përfunduar Deschamps.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here