Juventus niset drejt yllit të Romës

Juventus është takuar me agjentin e lojtarit të Romës, Lorenzo Pellegrini dhe kanë biseduar rreth transferimit eventual në Torino.

Pellegrini njihet si njëri nga talentët më të mëdhenj në Itali dhe klauzola e lirimit të tij është 25 milionë euro.

Megjithatë agjenti i tij nuk është i mendimit se Pellegrini duhet të transferohet te Juventusi, pasiqë te Zonja e Vjetër ka konkurencë dhe vështirë se do të fitojë hapësira në skuadrën e parë.

Bisedimet do të vazhdojnë dhe takimi i rradhës do të mbahet të hënën.

Pritet vetëm aprovimi i Pellegrinit, pasiqë Juventus është i gatshëm ta paguajë klauzolën.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here