Juventus ka gjetur zëvendësuesin e Benatias te Milani!?

Juventusi është duke punuar ta riorganizojë mbrojtjen, ku lojtari më i pëlqyer është mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli, që shihet si zëvendësues i Medhi Benatias.

Sipas raportimeve të fundit Benatia nuk ka raporte të mira me Max Allegrin, por edhe me disa lojtarë në skuadër.

Arsenali që janë afër të nënshkruajnë me Stephan Lichtsteinerin, si lojtar i lirë, e duan edhe marokenin.

Në anën tjerët Olympique Marseille, vazhdon po ashtu të jetë i interesuar.

Nëse Benatia largohet nga Juventusi, besohet se Juve do të provojë ta blejë Romagnolin nga Milani.

Kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2020 dhe kuqezinjtë mund të detyrohen të shesin disa lojtarë kryesorë nëse përjashtohen nga Evropa.

Klubi nuk ka marrëveshje ende me UEFA-n mbi çështjet e financave dhe vendimin merret nga 18 deri në 20 qershor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here