Manchester United ka siguruar transferimin e parë për 52 milionë paund!

Jose Mourinho e ka fituar futbollistin të cilin e dëshironte për një kohë të gjatë.

Braziliani i Shakhtar, Fred ditëve në vijim duhet të arrijë në Manchester për ti kryer testet mjekësore.

Djajtë e Kuq do të paguajnë 43 milionë paund për transferimin e Fred, kurse 9 milionë paund do të jenë në formë të bonuseve.

Mesfushori ishte shumë pranë transferimit te Manchester City gjatë merkatos së janarit, por transferimi dështoi në momentet e fundit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here