Napoli ka refuzuar ofertën e Cityt për Jorginhon

Edhe pse para disa ditësh mediat shkruanin se Manchester City dhe Napoli kanë arritur akord rreth Jorginhos, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Cityzens kanë dërguar ofertën prej 50 miliona eurove, por marrëveshja nuk është arritur.

Napoli e ka refuzuar ofertën e Qytetarëve, kurse këtë e konfirmoi edhe presidenti i klubit De Laurentis.

Jorginho? E kemi refuzuar ofertën e Manchester Cityt prej 50 miliona eurove”, ka deklaruar De Laurentis për Coriere Dello Sport.

Edhe pse te Napoli dëshirojnë ta mbajnë Jorginhon, mbetet ta shohim se a do ti rezistojë De Laurentis një oferte tjetër të Qytetarëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here