Real Madrid zgjedh mes Ferrarit dhe BMW: Sipas këtij njeriu Mbretërit të hënën do të kenë trajner të ri

Nga Italia vijnë informacione se Reali ka vendosur rreth trajnerit të ri.

Maurizio Sarri është lënë në pritje.

Real Madrid ditëve në vijim do të mundohet ta bind Mauricio Pochettinon ta marrë drejtimin e Mbretërve, por në rast se kjo dështon, atëherë trajneri i ri i Realit do të jetë Maurizio Sarri.

Lajmin e ka bërë të ditur ndërmjetësuesi Salvatore Garritano.

“Kam biseduar me kryesinë e Realit dhe në rast se Pochettino nuk e merr drejtimin e Realit, atëherë trajneri i ri i Realit do të jetë, Sarri. Të dy opcionet janë të shkëlqyeshme, sikur të zgjedhësh mes një Ferrari dhe BMW. Reali dhe Napoli kanë marrëdhënie të mira dhe mund ta them se 70% se Sarri do të jetë trajneri i Realit për sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Garritano.

Deklarata e tij është shpërndarë menjëherë në mediat botërore dhe mbetet ta shohim se a do të realizohet një gjë e tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here