Valentino Rossi pole position në Mugello, Marquez do të niset nga vendi i gjashtë

Valentino Rossi me Yamaha ka siguruar sot pole position në pistën e Mugello, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Italisë në Moto GP.

Një paraqitje fantastike e pilotit italian, që i karikuar nga fansat e tij dha një kohë fantastike, 1’46”208, rekord për pistën e Mugello, duke korrur pole nr.65 në karrierën e tij. Në vijën e parë të nisjes, së bashku me Rossin do të jenë spanjollët Jorge Lorenzo me Ducati dhe Maverick Vinales me Yamaha.

Rossi, që ka triumfuar 9 herë në këtë pistë, do të kërkojë nesër suksesin e parë sezonal, duke përfituar edhe nga paraqitja e dobët e kryesuesit të Botërorit të Moto GP, spanjollit Marc Marquez me Honda, që sot u rendit në vendin e gjashtë. Më mirë se spanjolli bënë edhe dy pilotë të tjerë italianë, Andrea Iannone me Suzuki (i katërti) dhe Danilo Petrucci (i pesti), ndërsa Andrea Dovizioso me Ducatin tjetër u klasifikua në vendin e shtatë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here