Menaxheri i Hysaj: Sarri mund ta marrë atë në Angli

Merkato në shtëpinë e Napolit ka ndalur. Në pritje për të zgjidhur çështjen e lidhur me portierin me Leno dhe Rui Patricio mes objektivave kryesorë, klubi partenope po monitoron shitjet e mundshme.

Tashmë kanë thënë lamtumirë Pepe Reina dhe Rafael, ndërsa Hamsik po reflekton nëse duhet të pranojë ose jo ofertën e klubeve kineze, ndërkohë Jorginho duket pranë transferimit te Manchester City.

Me lamtumirën e Maurizio Sarri, ka futbollistë të tjerë që mund të largohen nga skuadra e kaltër, si Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë shqiptarë, aq i lidhur me ish-trajnerin e Empoli.

Napoli nuk ka asnjë qëllim që të heqë dorë nga Hysaj dhe synon të ridiskutojë kontratën aktuale, por duhet të ruhet nga Sarri që mund ta marrë me vete shqiptarin, sidomos nëse transferohet në Premier League.

Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit shqiptar, në një prononcim për Radio Kiss Kiss Napoli deklaroi: “Elseid pëlqehet nga Chelsea por ai është mirë te Napoli dhe klubi është i gatshëm që të ridiskutojë kontratën e tij. Napoli është një klub i madh, por Hysaj është shumë i lidhur me Sarri, që nëse shkon te Chelsea ose Tottenham dhe nëse ndonjëri prej këtyre klubeve paguan klauzolën, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Gjithsesi, edhe nëse do të çeleshin këto tratativa, nuk është e thënë që të pranojmë të largohemi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here