Sane flet pas vendimit të Low: Jam i dëshpëruar

Futbollisti i Gjermanisë, Leroy Sane nuk do të luajë në Botërorin e Rusisë pas vendimit të Low për të mos e grumbulluar atë.

Low ka habitur të gjithë me vendimin e tij për të mos  e grumbulluar yllin e Manchester Cityt në Botërorin e Rusisë.

Sane sot në Twitterin e tij i ka falenderuar të gjithë për përkrahjen dhe është shprehur se është i dëshpëruar.

“I falenderoj të gjithë për përkrahjen dhe kurajon që më keni dhënë dje dhe sot. Normalisht jam i dëshpëruar që nuk do të luaj në Botëror, por duhet ta pranoj këtë vendim dhe të rikthehem edhe më i fortë. Suksese në Rusi. Fitojeni titullin”, ka shrkuajtur Sane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here