Griezmann te Barcelona, flet Messi

Lionel Messi ka shprehur shpresën se Antoine Griezmann do t’i bashkohet atij te Barcelona, sezonin e ardhshëm, duke deklaruar se ylli i Atletico Madrid është një “lojtar i madh”. Griezmann ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim në “Camp Nou”, çka ka provokuar një reagim të ashpër nga Atletico Madrid, në disa raste.

“Nëse vjen apo jo Griezmann, kjo është në dorën e tij dhe kërkesave të trajnerit. Natyrisht, sa më shumë cilësi të kemi, aq më mirë. Duam të jemi ekipi më i mirë në botë dhe që ta arrijmë këtë, duhet të kemi më të mirët. Pastaj është problemi i trajnerit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here