Ausilio flet rreth së ardhmes së Icardit te Interi!

Goditjet e deritanishme janë De Vrij, Martinez dhe Asamoah, me parametra zero, por merkatoja e Interit nuk ndalet këtu.

Këto lëvizje të para të kësaj vere i bëjnë zikaltrit një nga ekipet më aktive në këtë drejtim, teksa dihet se deri më 30 qershor, që është afati i fundit i dakorduar me UEFA-n, Interi duhet të regjistrojë fitimet kapitale prej 40 milionë euro.

Ky kriter do të ishte plotësisht i përmbushur në rastin e transferimit të Mauro Icardi, por drejtori sportiv, Piero Ausilio, mohoi zyrtarisht shitjen e sulmuesit argjentinas.

Këtë e nënvizoi për mediat e mbledhura para një restoranti në Milano: Icardi nuk do të lëvizë, e them këtë në mënyrën më të fuqishme. Nainggolan? Mua nuk më pëlqen, por Spalletti e njeh mirë, pasi e ka drejtuar te Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here