Bolt kritikon Mourinhon: Loja e Manchester United është e mërzitshme

Atleti legjendarë, Usain Bolt i cili dëshiron të bëhet futbollist, ka kritikuar Jose Mourinhon për stilin e lojës që e ka implementuar te Manchester United.

Bolt ka theksuar se nuk i pëlqen mënyra e lojës që Manchester United po luan nën udhëheqjen e Special One.

Xhamajkani është tifoz i madh i Manchester Unitedit dhe ëndërra e tij është që një ditë të luajë në Old Trafford, mirëpo kjo deklaratë nuk do ti ndihmojë shumë.

“E filluam mirë, por pastaj u bëmë të mërzitshëm, nuk më pëlqen ky stil loje, sepse jam mësuar ta shoh Manchesterin duke sulmuar. Mourinho është shumë defanziv”, ka deklaruar Bolt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here