Inter ka gjetur zëvendësuesin e Cancelos

Kryesia e Interit ka filluar kërkimin e zëvendësuesit të Cancelos.

Cancelo sezonin e kaluar ishte i huazuar te Interi, mirëpo Neroaxurët nuk arritën ta blenin kartonin e tij prej 35 miliona eurove.

Mediat portugeze shkruajnë se Interi ka gjetur zëvendësuesin e Cancelos te Sportingu i Lisbonës.

Bëhet fjalë për Cristiano Piccini i cili pati një sezon fantastik në Portugali.

Inter është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për portugezin dhe te Sportingu janë të gatshëm ta shesin atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here