Liverpool në garë me tre gjigantë europian për portjerin gjerman

Portjeri i Bayerit të Leverkusenit, Bernd Leno me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e Napolit dhe Atleticos së Madridit.

Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me portjerët e tij Karius dhe Mignolet dhe ka bërë gati 22 milionë euro për portjerin e Leverkusenit.

Bild shkruan se do të kemi një garë mes Atleticos, Napolit dhe Liverpoolit për firmën e Lenos.

Gjermani ka kontratë me Bayerin deri në vitin 2020.

Leno në sezonin e kaluar nga  39 ndeshje arriti ta mbajë rrjetën e pa prekur në 12 ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here