Pedro zbulon trajnerin e ri të Chelsea!

Duket se nuk ka më dilema se kush do të jetë trajneri i ri i Chelsea.

Ditëve të fundit është përfolur se Laurent Blanc do ta marrë drejtimin e Bluve të Londrës, por Pedro ka zbuluar diçka më shumë.

Nga deklarata e tij është e qartë se drejtimin e Chelsea do ta marrë, Slavisa Jokanovic.

“Ne e dijmë se Jokanovic është një trajner i shkëlqyeshëm dhe jemi të lumtur për bashkëpunimin me të. Nuk kam ndërmend të largohem nga klubi, ndjehem shkëlqyeshëm në Londër. Për tre vite të kaluara këtu e kam fituar Premier League dhe FA Cup. Jam i lumtur pasiqë një gjë e tillë nuk është e lehtë ta arrini”, ka deklaruar Pedro.

Jokanovic ishte trajner i Fulhamit dhe arriti ta rikthejë skuadrën londineze në Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here