Ka ardhur konfirmimi: Nabil Fekir i ka kaluar me sukses testet mjekësore te Liverpooli!

Transferimi i Nabil Fekirit te Liverpooli është vetëm çështje kohe.

The Reds e shohin Fekirin si zëvendësuesin ideal të Coutinhos. Edhe pse presidenti i Lyonit deklaroi se Fekir nuk do të largohet askund para përfundimit të Botërorit, mirëpo sipas informacioneve të fundit Liverpool ka arritur marrëveshjen me francezin para fillimit të Botërorit.

Sipas The Indipendent, transferimi i Fekirit do të kushtojë 60 milionë paund, kurse transferimin e tij te Liverpooli e ka konfirmuar presidenti i federatës së futbollit francez,Noël Le Graët.

:Ai është në bisedime dhe mendoj se gjithëçka është e kryer. Bisedova me të 15 minuta dhe ai është i përqëndruar tani te Franca. Ai i ka kaluar me sukses testet mjekësore”, ka deklaruar Le Graët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here