Skandal i madh te Argjentina: Sampaoli ka dhunuar seksualisht një kuzhinjere

Disa ditë para fillimit të Botërorit, kanë ardhur lajme shokuese nga Argjentina.

Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës nuk është i dëshiruar te tifozët argjentinas, kurse tani një gazetarë ka vendosur ta zbulojë në shesh të vërtetën shokuese rreth Sampaolit.

Gazetari Gabriel Angelo, shkruan se Sampaoli e ka dhunuar seksualisht një kuzhinjere që ka punuar në federatën e futbollit të Argjentinës.

“Janë munduar ta fshehin këtë, por me njerëzit që kam biseduar më kanë thënë se një incident i tillë ka ndodhur. Kjo është rrezik për Sampaolin dhe për përfaqësuesen”, shkruan gazetari.

Sipas informacioneve nga Argjentina, kuzhinjerja e dhunuar ka qenë e gatshme ta zbulojë të vërtetën, por federata e futbollit e ka heshtur atë duke i ofruar para dhe duke i bërë presion.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat argjentinase.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here