Aventura drejt përfundimit , Sadiku në shitje

Duket se kaq ka zgjatur aventura e Armando Sadikut në Spanjë. Sulmuesi, sipas asaj që raporton “Marca” është një nga lojtarët që do të largohet.

Klubi ka rinovuar me sulmuesit kryersor Boateng dhe Roxher, dhe ai që e pëson është pikërisht shqiptari.

27-vjeçari i kushtoi Levantes rreth 1 milionë euro, kur ajo e bleu nga Lexhia e Varshavës. Eksperienca nuk është nga më të mirat, pasi Sadiku nuk arriti të shënonte asnjë gol në La Liga. Ai arriti të luante vetëm 6 ndeshje, nga të cilat 4 si titullarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here