Griezmann: Deri të shtunën do të vendos rreth së ardhmes time

Sulmuesi i Atleticos së Madridit, Antoine Griezmann për një kohë të gjatë është i lidhur rreth një transferimi të tij te Barcelona, se a do të ndodhë një gjë e tillë do të duhet të presim deri të shtunën.

Griezmann është shënjestra kryesore e Katalanasve për merkaton e verës, kurse rreth transferimit të tij te Barcelona ka komentuar edhe Lionel Messi.

Nga ana tjetër Atletico e Madridit nuk dëshiron të heq dorë nga francezi dhe janë të gatshëm ti ofrojnë atij kontratë të re që do ta bëjnë atë lojtarin më të paguar në historinë e klubit.

“Kupa e Botës fillon të shtunën, atë ditë do ta luajmë ndeshjen e parë, kështu që deri atëherë do të vendos rreth së ardhmes time.  Dua që para Botërorit ta di se ku do të luaj sezonin e ardshëm”, është shprehur Griezmann.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here