Legjenda kroate dhe ish lojtari i Milanit për Fadil Vokrrin: Ka qenë njeri i madh

“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe me vdekjen e tij. Normalisht që sjellë ngushëllime nga Ceferin.  Ka qenë legjendë e futbollit. Më rrallë jam takuar viteve të fundit, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, tha Boban në SS, transmeton lajmi.net.

Ndryshe homazhet për Vokrrin po vazhdojnë.

Legjenda kroate bën homazhe për Fadil Vokrrin

Në mesin e shumë zyrtarëve dhe sportistëve që po bëjnë homazhe për Fadil Vokrrin, është edhe legjenda kroate, Zvonimir Boban.

Boban ka qenë lojtar i Milanit dhe Kroacisë. Ai për momentin është sekretar i FIFA-s.

Boban ishte përgjegjës për dhënien e lejeve për futbollistët e Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin e përfaqësueses së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here