Manchester City ka siguruar transferimin e parë për merkaton e verës

Transferimi i Jorginhos te Manchester City duket se është vetëm çështje kohe, shkruajnë mediat britanike. 

Napoletanët duket se nuk kanë arritur ti rezistojnë ofertave nga ana e Cityt për Jorginhon.

Presidenti i Napolit, De Laurentis në një intervistë për The Sun, me deklaratën e tij ka lënë të nënkuptohet se marrëveshja  mes Napolit dhe Cityt është drejt finalizimit.

“Nuk kemi akoma një dakordësi finale mbi çmimin, por gjatë ditëve të fundit po afrohemi drejt finalizimit. Mund të ndodhë gjithçka, është e mundshme që transferimi të mbyllet në ditët e ardhshme. Duhet të negociojmë, por kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit e Manchester City”, deklaroi De Laurentiis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here