Messi e fton Griezmannin te Barcelona: Ai është fantastik

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka komentuar rreth mundësisë së trasferimit të Griezmann te Barcelona.

Sulmuesi i Atletico Madridit ishte shumë pranë marrëveshjes me Katalanasit, por ditëve të fundit janë përhapur zërat se francezi ende nuk ka vendosur rreth së ardhmes së tij.

Klauzola e Griezmannit është 100 milionë euro, kurse sipas Messit transferimi i tij në Camp Nou do të ishte një veprim i shkëlqyeshëm i klubit.

“Nuk e di nëse ai është prioritet për Barcelonën, por që ta fitosh Ligën e Kampionëve duhet ti kesh në skuadër lojtarët më të mirë, Griezmann është njëri prej tyre. Do të ishte shkëlqyeshëm nëse klubi e transferon atë. Gjithëçka varet nga kryesia dhe trajneri.  Unë vetëm mund të them se Griezmann është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe se do të ishte i mirëseardhur te Barcelona”, ka deklaruar Messi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here