Real Madrid dhe Barcelona në garë për talentin e Schalkes

Pas një sezoni fantastik në Bundesligë me Schalke, Thilo Kehrer është gjendur nën shënjestrën e Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Sipas Mundo Deportivos përveç Barcelonës dhe Realit, Kehrer po vëzhgohet me vëmendje nga Valencia dhe duket se Lakuriqët janë më të interesuar për shërbimet e tij.

Kehrer ka kontratë me Schalken deri në vitin 2019 dhe gjermanët janë të gatshëm ta shesin atë, para se Kehrer të largohet si lojtarë i lirë.

Kehrer shënoi 3 gola me Schalken në sezonin e kaluar dhe ka bërë të ditur se nuk do ta rinovojë kontratën me gjermanët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here