De Gea ka lajm të keq për Ronaldon para ndeshjes Spanjë – Portugali

Spanja do të ketë strategji speciale për ta ndalur Cristiano Ronaldon.

Portieri David de Gea ka njoftuar se kanë analizuar mirë lojën e Portugalisë, me synim ta neutralizojnë rrezikun nga Ronaldo, në ndeshjen e tyre të parë në “Botërorin 2018”.

“Cristiano Ronaldon e kemi studiuar mirë, dhe të gjithë e dinë se ai është ndër më të mirët në botë”, u shpreh De Gea.

“Pas tij qëndron një ekip i madh, ata janë kampionë të Evropës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here