Inzaghi bëhet trajner te ekipi i njohur nga Serie A

Filippo Inzaghi është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën e Bolognës, e cila ka mbetur pa trajner, pasi vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Roberto Donadonin.

Ish sulmuesi i Milanit dhe Juventusit ka mbërritur sot në qytetin emilian dhe ka takuar drejtuesit e skuadrës kuqeblu, ndërsa palët janë dukur të lumtura, në dalje nga zyrat e klubit.

Ende nuk ka dalë komunikata zyrtare në lidhje me këtë akord, por ajo mund të publikohet nga momenti në moment, ndërsa për Inzaghin mund të kemi një kapërcim të trefishtë, pasi në sezonin 2016-2017 drejtonte në Serinë C1, në 2017-2018, në Serinë B dhe në 2018-2019 në Serinë A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here