Manchester United do ta kompletojë transferimin e yllit të Tottenham brenda 48 orëve

Jose Mourinho dëshiron ta përforcojë vijën e mbrojtjes te United dhe për këtë shkak dëshiron që ta transferojë sa më shpejtë mbrojtësin e Tottenham, Toby Alderweireld.

Sipas The Sun, Manchester United do ta transferojë belgun në 48 orët e ardhshme, para fillimit të Botërorit.

Çmimi i Alderweild është 50 milionë euro, kurse Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta paguajnë shifrën për lirimin e tij.

Manchester United deri tani ka kompletuar dy transferime, atë të Fred nga Shakhtar dhe Dalot nga Porto.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here