Zyrtare: Real Madrid ka zgjedhur trajnerin e ri

Spekulimet për trajnerin e ri të Realit kanë mbaruar, pasiqë Madrilenët kanë zyrtarizuar Julien Lopetegui si trajnerin e tyre për sezonin e ardhshëm.

Pas largimit të Zidane, mediat kanë spekuluar rreth disa trajnerëve që do ta marrin drejtimin e Los Blancos, por sot Real Madrid ka bërë një surprizë duke konfirmuar se Lopetegui do të jetë trajneri i ri i Madrilenëve.

Spanjolli do ta marrë drejtimin e Realit pas përfundimit të Botërorit.

51-vjeçari gjatë karierës së tij si  futbollist ishte pjesë e Realit dhe e njeh mjaftë mirë klubin Madrilen, kurse si trajner e drejtoi Real Madrid B dhe Porton, kurse akutalisht është trajner i Spanjës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here