Klubet më të vlefshme sipas Forbes

20 klubet më të vlefshëm në botë kanë një vlerë mesatare 1.69 miliardë $, plot 14% më shumë se vitin e kaluar dhe 74% që prej 2013.

Për të dytin vit radhazi, Manchester United kryeson listën e ekipeve më të vlefshëm në botë me një vlerë 4.12 miliardë $, duke u rritur nga viti i kaluar kur vlente 3.69 miliardë $.

Manchester United ka gjeneruar edhe fitimin më të madh (737 milionë euro), një shifër e çmendur.

Dy klubet spanjolle janë ndjekësit më të afërt të Manchester United. Real Madrid që vlen 4.09 miliardë dhe Barcelona që vlen 4.06 miliardë.

Secili prej tyre mund të parakalojë shumë shpejt United në vlerë; e para për shkak të një tjetër trofeu në Champions League, e dyta për shkak të fitimeve të mëdha nga stadiumi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here