Cila është fitorja më e thellë në hapjen e një Botërori?

Ndeshja mes Rusisë dhe Arabisë Saudite nuk do të hyjë në histori, pasiqë para 84 viteve është vendosur një fitore më e thellë në hapjen e një Botërori.

Rusët arritën ta mposhtin Arabinë me rezultat të thellë 5-0 dhe kjo është fitorja e dytë më e thellë në hapjen e një Botërori.

Një fitore më të thellë e ka arritur përfaqësuesja e Italisë kur para 84 viteve në hapjen e Botërorit në Itali e ka mposhtur përfaqësuesen e SHBA-ve me rezultatin 7-1.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here