Griezmann vendos për të ardhmen e tij natën e sontme! (VIDEO)

Për transferimin e tij po spekulohet tanimë 1 vit, kurse francezi ka bërë të ditur se sonte do ta bëjë të ditur vendimin për të ardhmen e tij.

Antoine Griezmann është njëri nga lojtarët më të mirë në botë dhe ka lënë gjurmët e tij te Atletico Madridi dhe sonte do të vendos se a do të qëndrojë në Madrid apo do të largohet.

Në Twitterin e operatorit Movistar është shpërndarë videoja e Griezmann, ku thuhet se francezi do ta bëjë të ditur vendimin e tij për të ardhmen natën e sontme në ora 2115.

“E di se jeni lodhur nga komentet se a do të largohem apo do të qëndroj, por tani do ta bëjë të ditur vendimin tim”, ka deklaruar Griezmann.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here