Lajm i keq për Interin: Brozovic nën shënjestrën e klubeve të mëdha

Agjenti i Marcelo Brozovic ka zbuluar se disa klube të mëdha janë të interesuara për shërbimet e klientit të tij.

Kohëve të fundit është spekuluar se Brozovic mund të largohet nga Interi si kusht për ti dhënë fund problemeve me Fair Playn Financiarë, por kroati nuk dëshiron të largohet.

Bicanic për calciomercato.com është shprehur se ka disa klube të interesuara për Brozovicin, mirëpo nuk mund ti zbulojë emrat e klubeve.

“Marcelo e konsideron Inter-in si shtëpinë e tij, atij i pëlqen Milano dhe po përgatitet të luajë në Champions League. Nëse ai do të qëndrojë apo jo do të varet edhe nga Inter dhe merkato.

“Edhe një rinovim i mundshëm varet nga Inter, dhe strategjia e klubit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here